Kur duhet të shqetësoheni për zvogëlimin e lëvizjes së bebit në bark gjatë shtatëzanisë

2020-06-12 në ora 17:08

Shumica e grave shtatzëna fillojnë të ndiejnë lëvizjet e fetusit midis 18 dhe 25 javë të shtatëzanisë.

Nënat e herës së parë kanë tendencë të ndjejnë lëvizje më vonë sesa nënat që kanë lindur më herët shkruan VeryWellFamily.

Por shumë nëna shqetësohen kur nuk janë në gjendje të ndiejnë lëvizjen e fëmijëve të tyre.

Nëse nuk jeni ende në javën e 25-të të shtatëzanisë dhe nuk keni ndier ende ndonjë lëvizje të fetusit, ka shumë të ngjarë që kjo nuk është shenja e një problemi – veçanërisht nëse është shtatzënia juaj e parë përcjell Gazeta Shneta.

Nëse e keni ndjerë fëmijën tuaj të lëvizë, por lëvizjet nuk kanë qenë të rregullta, mbani mend që mund të mos i ndjeni lëvizjet në mënyrë të vazhdueshme derisa fëmija juaj të jetë më i madh.

Ndërsa shtatëzania juaj përparon dhe arrini në tremujorin e tretë, duhet ta dini se fëmija juaj lëvizë rregullisht.

Në kohën kur jeni rreth 28 javë shtatzënë, duhet të jeni në gjendje të njihni një lloj modeli në lëvizjet e bebës tuaj.

Për shembull, ndoshta bebi juaj është jashtëzakonisht aktive gjatë disa momenteve të caktuara të ditës, përshembull kur bëni stërvitje, kur hani diçka të ëmbël ose pini diçka të ftohtë, ose kur shtriheni.

Është një ide e mirë t’i kushtoni vëmendje rutinës së bebës tuaj në mënyrë që të vëreni çdo ulje të lëvizjes së tyre.

Disa mjekë këshillojnë të monitorojnë numrat e goditjes së bebës për të zbuluar ndryshimet në rutinat e saj/tij.

Qëllimi është që të ndjeni minimumi 10 lëvizje fetale brenda dy orëve, megjithëse mund të zgjasin vetëm 15 minuta ose më pak. /Gazeta Shneta/