Lindja e një foshnje të re ngjall emocione të papërshkrueshme për familjen dhe rrethin tuaj.
Studimet e mëparshme kanë treguar se dhënia për mbajtje në krahë e foshnjës vizitorëve është dukuri negative, e cila i rrezikon ata nga ekzema, duke pasur parasysh sistemin imunitar të tyre.
Lajmi i mirë për të gjitha nënat është se është krejtësisht e lejueshme që miqtë e të afërmit tuaj të mbajnë në krahë fëmijën.
Për të qenë të sigurt, kërkojini t’u lajnë duart para se të marrin fëmijën në krah. Nëse ndonjë prej tyre pi duhan, sigurohuni që të mos e marrin fëmijën të paktën në 20 minutat e para pasi kanë pirë, sepse toksinat dhe mbetjet e duhanit do të qëndrojnë në frymëmarrje dhe në veshje edhe më pas.
Mundohuni të mos lejoni që shumë njerëz të merren me fëmijën tuaj për një kohë të gjatë, pasi kjo mund të shkaktojë lodhje.
Sigurohuni që vizitorët tuaj të mos kolliten ose teshtijnë afër fëmijës. Të sapolindurit, sidomos kur janë të prematurë, janë më të priur për tu prekur nga çdo problem që mund t’ja transmetojnë të rriturit, sepse sistemi i tyre imunitar është ende i dobët./pernenat.al/