Viti i parë i bebës tuaj është i mbushur me të gjitha llojet e ngjarjeve të paharrueshme, që nga ngrënia e ushqimit të ngurtë deri në marrjen e hapave të parë. Çdo hap “i parë” në jetën e fëmijës tuaj është një moment historik.
E qeshura është një moment historik i mrekullueshëm për tu arritur. E qeshura është një mënyrë që fëmija juaj komunikon që ju mund ta kuptoni shkruan Healthline.
Është një shenjë që fëmija juaj është vigjilent, i qetë dhe i lumtur përcjell Gazeta Shneta.
Kur duhet të fillojë të qesh bebja juaj?
Shumica e bebeve do të fillojnë të qeshin rreth muajit të tretë ose katër. Sidoqoftë, mos u shqetësoni nëse bebja juaj nuk qesh dhe me katër muaj.
Cdo fëmijë është i ndryshëm. Disa bebe do të qeshin më herët se të tjerët.
Disa mënyra për ta bërë fëmijën tuaj të qeshë
E qeshura e parë e bebes suaj mund të ndodhë kur ju puthni barkun e tyre ose bëni një zhurmë qesharake ose i hidhni ngadalë lart e poshtë.
Nëse, megjithatë bebja juaj nuk ka arritur në disa momente historike në zhvillimin e tyre, ia vlen të flisni me pediatrin e tyre.
Këtu janë disa nga lëvizjet që hasën përgjatë 4-mujorit të parë të bebit:
-qeshje spontane;
-vëzhgim me sy nga cdo lëvizje tërheqëse që rezulton në buzëqeshje;
-bërja e tingujve, të tilla si ‘boo-baa’;
-shikimi i fytyrave dhe njohja e njerëzve të afërt familjar; /Gazeta Shneta /