Thuajse të gjithë fëmijët gënjejnë gjatë një periudhe jetësore, por dëgjimi i gënjeshtrës së parë, është befasi e madhe për prindërit.
Mësimi i gënjeshtrës është pjesë e zhvillimit të fëmijës, njëlloj edhe tregimi i së vërtetës bën pjesë në këtë grup zhvillimi, transmeton Gazeta Shneta.
Arsyet më të shpeshta që e shtyjnë fëmijën të përdor gënjeshtrën janë fshehja e dëmit që kanë bërë, për t’u mos ndëshkuar, provokimi i prindit për të parë reagimin pas gënjeshtrës, ta bëjnë një histori më interesante apo ta ngrisin veten për t’u dukur më tërheqës, të arrijnë plotësimin e ndonjë dëshire të parealizueshme, etj., shkruan raisingchildren.net.au, transmeton Gazeta Shneta.
Mosha në të cilën foshnja juaj fillon të ju gënjej, është 3 vjeç, për arsyen se gjatë kësaj kohe, truri I fëmijut e kupton se prindi nuk mund të lexoj mendjen dhe nuk do ta dallojë gënjeshtrën nga e vërteta.
Gënjeshtrat më të mëdha, të nisura nga 3 vjeçarët, do të përsosen edhe më shumë në moshën 4-6 vjeç, koha gjatë së cilës fëmija fillon të mësoj edhe tonin e zërit dhe shprehinë e fytyrës për t’u mos hetuar nga të rriturit.
Dhe, pastaj, në moshën 8 vjeçare, fëmijët bëhen gënjeshtar të zot, zbulojnë psikologët, transmeton Gazeta Shneta.
Psikologët theksojnë se ky është një proces i pashmangshëm, për shkak se të gjithë ne kemi filluar të bëjmë dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës gjatë kësaj moshe.
Por, çfarë i takon prindit gjatë këtij ndryshimi, është të flas me fëmijën në mënyrë të qetë, dhe t’ia tregoj rëndësinë e tregimit të së vërtetës, dhe sesa e dëmshme është gënjeshtra për secilin. /Gazeta Shneta/