Fjalët e para të bebes tuaj zakonisht ngjajnë disa muaj pas eksperimentimeve verbale apo të vokalit të tij/saj, siç janë për shembull, shprehjet e krijuara me vetëm dy apo tre shkronja të pakuptimta për ju.
Por, dëgjojeni me shumë kujdes gjatë kësaj periudhe, sepse një ditë do ta dëgjoni fjalën e parë reale paparalajmërim!
Sapo të arrijë muajin e 8, bebja juaj do të fillojë të lidhë rrokjet, si “ma-ma”, “da-da”, apo “ba-ba”, të cilat ajo/ai nuk e di me saktësi kuptim por vetëm tingullin e tyre e ka mësuar tashmë nga ju.
Atëherë kur këta tinguj fillojnë të transformohen në fjalë më kuptim, bebja kalon në një periudhë të magjishëm zhvillimi, shkruan whattoexpect.com, transmeton Gazeta Shneta.
Kur fillojnë bebet të flasin?
Bebet fillojnë të bëjn përpjekjet për të shprehur veten me fjalë me kuptim, rreth muajve 9 deri në 14. Por, disa bebe, nuk arrijnë t’i thonë shprehjet e kuptueshme deri në muajin e 18të.
Si ta stimuloni beben të flas?
Që nga lindja bebet i kushtojnë vëmendje fjalëve dhe tingujve që e rrethojnë, derisa të arrijnë t’i deshifrojnë kuptimet e secilës prej tyre. Nga muaji i 6, bebja juaj fillon t’i kuptoj fjalët që i thoni, si emri i saj/tij, lodrat, objektet që sheh çdo ditë, etj.
Pas disa muajsh përvetësimi brenda trurit të këtyre objekteve të njohura për të, bebja fillon të nxjerr tingujt personal, duke u afruar çdo herë e më shumë tek shprehja reale e objektit.
Detyra juaj gjatë kësaj kohe, është komunikimi i ëmbël me beben, leximi i librave, ta njoftoni me figura të ndryshme me anë të fotografive, dhe t’i ofroni bindje se po e dëgjoni dhe jeni shumë i/e lumtur të ndani një bisedë me të. /Gazeta Shneta/