Kjo është storja që do t’ua prek zemrat dhe do t’ju jap shpresë atëherë kur keni më së paku.
Një bebe e vogël e mrekullueshme ka lindur tre muaj para kohe, shkruan hotmomsclub, transmeton Gazeta Shneta.
Rhiannon Shades ka qenë e tmerruar kur shkoi në spital për të lindur në javën e 24-të dhe nuk e dinte nëse vajza e saj Emily do të mbijetojë.
Shtatzënia e nënës ishte perfekte deri në javën e 20-të, kur shkoi për të bërë një kontroll për shëndetin e bebes.
Në këtë moment mjekët vërejten çrregullime në gjakun e saj dhe e dërguan për të bërë kontrolle të tjera për Sindromin Down.
“Ata morën gjak nga qesja amniotike sa isha shtatzënë dhe doli negativ, por më vonë u vërejt se unë kisha një infeksion në placentë”, ka treguar nëna.
Kjo shkaktoi lindjen e parakohshme.
Mjekët ishin të shqetësuar nëse bebja do t’ia dilte. Ajo peshonte vetëm 510 gramë.
Ajo mori tetë qese me gjak dhe u mbajt për 4 muaj në Neonatologji.
“Nuk e kam menduar se do të mbijetonte. Është një mrekulli”, ka shtuar nëna. /Gazeta Shneta/