Kur prindërit plakën – Ja çfarë duhet ditur për të shmangur lëndimin e tyre emocional

2017-05-02 në ora 19:43

Biseda me prindërit e shtyer në moshë mund të jetë mjaft e mundimshme, për shkak të hendekut të moshës, shpesh mund të çojë në konflikte dhe probleme të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta.

Një artist me emrin Aleksandër Galitski ka punuar me njerëz të moshuar prej vitesh, duke u mësuar atyre se si të bëjnë skulptura druri ose si të pikturohen. Këtu janë këshillat e tij që do t’ju ndihmojnë të komunikoni më lehtë me prindërit tuaj të shtyer në moshë:

Mos u mundoni t’i ndryshoni ata

Kur ishim fëmijë, ishte e lodhshme të dëgjonim për djalin e atij fqinji i cili ka rezultate të përsosura dhe që gjithnjë dëgjon prindërit e tij. Tani që prindërit janë të vjetër, ndoshta do të dëgjoni se si fqinji “del jashtë çdo ditë, ndërsa ju uleni gjatë gjithë ditës duke mos bërë asgjë”. Edhe pse mund të jetë shumë e bezdisshme për t’i dëgjuar ata të flasin kështu, mos u përpiqni t’i ndryshoni ata. Ju thjesht nuk mund t’i ndryshoni njerëzit në atë moshë, pranoni ata ashtu siç janë.

Shmangni konfliktet

Ashtu si me fëmijët, duhet të jeni të duruar me prindërit më të vjetër. Mos reagoni ndaj agresionit apo grindjeve të tyre, nëse e bëni këtë, ju humbisni. Dëgjoni ata dhe përpiquni të zgjidhni problemin e vërtetë. Kjo është mënyra e vetme për të mos u ndjerë fajtorë në fund./Gazeta Shneta/