Kur të bëni një test shtatëzënie për një rezultat më të saktë dhe të sigurt

2020-06-13 në ora 20:09

Ekzistojnë dy lloje kryesore të testeve të shtatzënisë: testet e gjakut dhe të urinës.

Testet e gjakut janë më të ndjeshme dhe mund t’ju tregojnë nëse jeni shtatzënë diku nga 6 deri në 14 ditë pas konceptimit shkruan Insider përcjell Gazeta Shneta.

Shumica e testeve të shtatzënisë që bëhen në shtëpi – këshillohet  të bëni testin pasi të keni humbur periudhën tuaj menstruale, e cila mund të jetë diku nga 14-18 ditë pas konceptimit.

Në varësi të ciklit të një gruaje, një test gjaku mund të zbulojë shtatzëninë midis 6 dhe 14 ditëve nga konceptimi dhe konsiderohet nga mjekët të jetë 99% i saktë.

Ndërsa testet e gjakut mund të japin rezultate më shpejt sesa testet e shtatzënisë në shtëpi, ato zakonisht janë më të shtrenjta dhe kërkojnë më shumë kohë për të dhënë rezultate sepse gjaku duhet të dërgohet në një laborator për analiza.

Testet e shtatzanisë në shtëpi (14-18 ditë)

Testet e shtatzënisë në shtëpi mund të japin rezultate më të shpejtë dhe të jenë më të përshtatshëm sesa një test gjaku.

Por me siguri do të duhet të prisni më gjatë për të marrë rezultate të sakta.

Nëse ndiqni udhëzimet, testet e shtatzënisë në shtëpi janë vlerësuar 97% deri 99% të sakta.

Megjithatë, nëse merrni një rezultat negativ dhe dyshoni se jeni shtatzënë, kontrolloni udhëzimet në kuti.

Testet e shtatzanisë në shtëpi zakonisht rekomandojnë rivlerësimin e testit 5 deri në 7 ditë më vonë, kur nivelet e hCG në trupin tuaj do të jenë më të larta.

Ky lloj rezultati quhet një “negativ i rremë”. Ndonjëherë ju mund të merrni një rezultat negativ të rremë nëse bëni një test shtatëzënie shumë shpejt kur nivelet tuaja të hCG janë shumë të ulëta për testin për t’i zbuluar ato me saktësi.

Për më tepër, abortet e fundit, ilaçet e fertilitetit dhe tumoret e rralla të sekretimit të hCG mund të ndërhyjnë në rezultatet e testeve të urinës në shtëpi.

Nëse merrni rezultate kontradiktore pas marrjes së një testi të shtatëzanisë në shtëpi – disa herë, mjekët rekomandojnë një test gjaku./Gazeta Shneta/