Në studimin e parë për të hetuar procesin me të cilin njerëzit zgjedhin fotot e tyre të profilit, një ekip i udhëhequr nga hulumtuesit në UNSW Sydney, Australia zbuluan se imazhet e përzgjedhura nga të huajt përçojnë përshtypje më të favorshme se ato që njerëzit zgjedhin për veten e tyre.
Gjetjet duket se janë në kundërshtim me hulumtimet e mëparshme të cilat treguan se njerëzit priren të portretizojnë veten më mirë se të tjerët.
Dr. David White, autori kryesor i studimit, tha: “Gjetjet tona sugjerojnë që njerëzit të bëjnë zgjedhje të varfra kur vjen puna tek fotot e tyre për në profilet e rrjeteve sociale, gjë që ndikon në perceptimin e njerëzve të tjerë.”, shkruan Medical Xpress, transmeton Gazeta Shneta.
Për të zbuluar nëse zgjedhja e fotografisë së një profili mund të ketë një efekt pozitiv ose negativ në përshtypjet e para, kërkuesit morrën 102 studentë të përzgjedhin dy nga 12 fotot e fytyrës së tyre, të cilat ata kishin më së shumti ose më së paku gjasa të përdorin si foto të profilit.
Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin të njëjtën gjë për 12 fotografi të një të huaji të zgjedhur rastësisht, që kishte marrë pjesë në studimin e mëparshëm. Studiuesit zbuluan se njerëzit prireshin të zgjedhin fotografi të një personi të huaj./Gazeta Shneta/