Kryeministri Albin Kurti është bërë personi i parë që ka marr vaksinën anti-covid në Kosovë.
Kurti është vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca, 24 mijë doza të së cilës arritën dje në Kosovë përmes programit Covax, shkruan Gazeta Shneta.
Kurti ka thënë se nuk e ka shfrytëzuar privilegjin si kryeministër për t’u vaksinuar, por e bëri këtë që të inkurajoj qytetarët që të vaksinohen.
“Si kryeministër nuk jam këtu që të shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem i pari, por që të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Do të kemi edhe vaksina të tjera, do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt dhe sa më shumë qytetarë që të vaksinohen”, ka deklaruar Kurti. /Gazeta Shneta/