Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka marr edhe zyrtarisht mandatin kryeministër i Kosovës.
Kurti është votuar me shumicë votash nga deputetët pozitës të Kuvendit të Kosovës për të udhëhequr qeverinë në 4 vjetet e ardhshme.
Pasi është hedhur në votim qeveria, deputët e opozitës e kanë lëshuar sallën.
Kujtojmë se VV ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ka formuar qeverinë në koalicion me LDK-në.
———————
Kurti prezanton emrat e ministrave të Qeverisë, ja kush e udhëheq shëndetësinë
Kryeministri në ardhje Albin Kurti ka prezantuar emrat e ministrave të Qeverisë e cila pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës.
Kurti ka bërë të ditur se dy zëvendëskryeministrat do të jenë Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, shkruan Gazeta Shneta.
Shëndetësinë do ta udhëheq Dr. Arben Vitia, emri i të cilit ka qenë i publikuar edhe më parë nga vet Kurti.
Ministrat tjerë janë: i punëve të jashtme Glauk Konjufca; i integrimeve Blerim Reka; i drejtësisë Albulena Haxhiu; e arsimit Hykmete Bajrami; i financave Bisnik Bislimi; i punëve të brendshme Agim Veliu; i ekonomisë Rozeta Hajdari; i mbrojtjes Anton Quni; Infastrukturës Lumir Abdixhiku; Bujqësisë Besian Mustafa; Kulturës Vlora Dumoshi; Administratës Publike Emilia Rexhepi; dhe ministria e kthimit Delibor Jevtiq. /Gazeta Shneta/