Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është tallur sot me drejtorat e klinikave të QKUK-së.
Më shumë se 30 specialistë, ku prej tyre ka edhe profesorë të mjekësisë, janë bërë objekt talljeje dhe material fushate për zgjedhjet e 6 tetorit për ministrin e PDK-së Uran Ismailin.
Ismaili ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka zgjedhur të lexoj disa komente qesharake të komentuesve. “Ministër ti je shumë i mirë por disa drejtorë po ta pijnë duhanin tinza dije”, ka qenë një nga komentet që ka lexuar Ismaili në këtë video.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ndonjë prej drejtorëve të klinikave për këtë tallje. Ndërsa disa prej tyre janë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga partia e Ismailit, PDK-ja. Ata janë Dr. Ilir Kurtishi-drejtor i Klinikës së Onkologjisë dhe Dr. Fakir Spahiu-drejtor në Klinikën e Mjekësisë Nukleare.
Më poshtë janë emrat e drejtorëve të klinikave dhe shërbimeve të QKUK-së:
Shërbimi Emergjent – Dr. Basri Lenjani
Klinika e Anestezionit dhe MIQ – Prof. Asc. Dr. Nehat Baftiu;
Kirurgji:
Kirurgji Abdominale – Dr. Ferat Sallahu; Kirurgji e Fëmijëve – Dr. Murat Berisha; Kirurgji Plastike – Dr. Zejnë Buja; Kirurgji Torakale – Dr. Saudin Maliqi; Kirurgji Vaskulare – Dr. Hajriz Rudari; Neurorkirurgji – Prof. Dr. Arsim Morina; Klinika e Syve – Dr. Adem Miftari; Kirurgji Maksillofaciale – Dr. Agron Bytyqi; Ortopedi – Dr. Arber Tolaj; ORL – Dr. Hajdin Thaqi; Urologji – Dr. Sabit Mehmeti;
Interno:
Klinika e Nefrologjisë – Dr. Venera Hasangjekaj; Klinika e Kardiologjisë – Dr. Imri Jashari; Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive – Dr. Tefik Bekteshi; Klinika e Reumatologjisë – Dr. Avni Kryeziu; Klinika e Gastroenterologjisë – Dr. Zaim Gashi; Klinika e Endokrinologjisë – Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi; Klinika e Hematologjisë – Prof. Ass. Dr. Shemsedin Sadiku;
Gjinekologji – Dr. Jakup Ismaili; Klinika e Neonatologjisë – Dr. Xhevdet Gojnovci; Klinika e Onkologjisë – Dr. Ilir Kurtishi; Klinika e Biokimisë Mjekësore – Dr. Shemsi Veseli; Klinika e Radiologjisë – Dr. Bujar Gjikolli; Klinika Infektive – Prof. Asc. Dr. Lindita Ajazaj-Berisha; Klinika e Psikiatrisë – Dr. Shaban Mecinaj; Klinika e Neurologjisë – Dr. Nexhmedin Shala; Klinika e Dermatologjisë – Dr. Fatime Kokollari; Klinika e Pediatrisë – Dr. Drita Telaku; Klinika e Pulmologjisë – Dr. Rukije Mehmeti; Klinika e Fiziatrisë – Prof. Dr. Hajrije Hundozi-Hysenaj; Klinika e Alergologjisë – Dr. Dukagjin Zogaj; Instituti i Psikiatrisë Forenzike – Dr. Gani Halilaj; Klinika e Mjekësisë Nukleare – Dr.Fakir Spahiu; Shërbimi i Ortoprotetikës – Dr. Lulzim Geci; Institutet Paraklinike – Dr. Rina Limani; /Gazeta Shneta/