Suedia mund të avancojë të drejtat e punëtorëve saqë t’u jap edhe një orë pauzë gjatë javës për të kryer marrëdhënie seksuale.
Një zyrtar komunal në Suedi ka befasuar me veprimin e fundit: ai ka propozuar një vendim sipas të cilit punonjësit e komunës do të merrnin nga një orë pushim me pagesë çdo javë për të shkuar në shtëpi, dhe për të kryer marrëdhënie seksuale.
Per-Erik Muskos, një këshilltar 42 vjeçar nga qyteti i Overtornea, gjatë prezantimit të kësaj ideje ka thënë se do të jetë një shtytje për punonjësit për ta rritur numrin e banorëve në këtë komunë dhe për ta përmirësuar vullnetin e punëtorëve, transmeton lajmi.net.
Kjo ide mori një jehonë të madhe në gjithë Suedinë, ku për disa ishte një zbavitje e shumë tjerë e morën me habi.
Sugjerimi i Muskos për këtë ligj pritet të votohet në pranverë, ku i nevojitet një shumicë e thjesht votash nga Këshilli prej 31 anëtarësh.
“Ne duhet të inkurajojmë krijimin e jetës më të mirë. Jeta e përditshme është e vështirë. Kjo mund të jetë një mundësi për çiftet që të gjejnë kohë vetëm për njëri-tjetrin”, u shpreh Muskos.
Propozimi gjithashtu ka gjeneruar edhe në kritika e tallje. Disa nga kritikët frikësohen se punonjësit mund të qëndrojnë më shumë orë larg nga vendi i punës.
Muskos u tha kolegëve të komunës se ky propozim nuk ishte shaka. Ai nuk gjente fjalët e duhura për të treguar por mori shembull kur një punonjës të largohet për seks në vend të një shëtitje ne park.
Suedia është i njohur si një nga shtetet evropiane që kërkojnë të sjellin kënaqësinë e punonjësve. Gjashtë orë punë në një ditë kanë rezultuar si mjaft vendime të suksesshme në këtë shtet, duke marrë parasysh edhe sektorin privat.
Problemet e fundit me natalitetin janë shtuar edhe në shtete si Spanja, Italia dhe Gjermania. Madje në vitet e fundit në Danimarkë hartuesit e politikave kanë qenë të shqetësuar për natalitetin, dhe kanë filluar të ofrojnë kurse për edukimin seksual.
Malin Hansson, një specialist i këtyre çështjeve e ka përshëndetur iniciativën duke argumentuar se seksi e redukton stresin, e forcon imunitetin dhe jep vullnet për punë.
“Nëse do të ishte për mua do të prezantoja këtë në gjithë shtetin”, është shprehur Hansson.
Kurse, Stefan Nilsson një anëtar i Partisë së Gjelbër, ka thënë se ka dilemat e tij nëse taksapaguesit do të duan që paratë e tyre të shkojnë për të financuar ‘seksin’, por lejoi që ideja do të mund të diskutohej.
Akuza të ashpra ndaj këtij propozimi ka pasur sidomos nga partia e majtë e kësaj komune, duke e akuzuar Muskosin që sipas tyre po i vë në siklet njerëzit.
Suedia përndryshe llogaritet nga vendet që u ofron punëtorëve, kushtet më të mira që të kryejnë aktivitet e tyre të punës. /Lajmi.net/