Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kushtetuesja merr vendim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona me aftësi të kufizuara në Graçanicë

Lajme 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur se Vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 28 gusht 2024, për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për Autizëm, Sindromën Down dhe Persona me Aftësi të Kufizuara për Fëmijë, Persona të Rritur dhe të Moshuar”, është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar, Gjykata vendosi që: (i) ta deklarojë, njëzëri, kërkesën të pranueshme; dhe (ii) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) kundër, se Vendimi [Nr.05/218] i 28 gushtit 2024 i Qeverisë së Republikës së Kosovës është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2 dhe 4 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe (iii) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) kundër, që vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 31 korrikut 2025, dhe vendimet për vazhdimin e masës së përkohshme, të 21 tetorit 2025 dhe 28 janarit 2026, shfuqizohen”, thuhet në njoftim.

Vendimi u mor në kuadër të rastit, pas kërkesës së Komunës së Graçanicës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit qeveritar, përmes të cilit disa parcela komunale parashiheshin të kalonin në pronësi të Republikës së Kosovës për realizimin e projektit në interes publik.

Gjykata e shpalli kërkesën të pranueshme, por me gjashtë vota për dhe një kundër konstatoi se vendimi i Qeverisë nuk cenon kompetencat kushtetuese të komunave dhe është në pajtim me dispozitat kushtetuese që rregullojnë pushtetin lokal dhe vetëqeverisjen lokale. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi masat e përkohshme që kishin pezulluar zbatimin e vendimit.

Komuna e Graçanicës kishte pretenduar se Qeveria kishte vepruar pa konsultim me komunën, se bartja e parcelave ishte e paligjshme dhe se projekti mund të kishte ndikim negativ në mjedis. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se asnjëra nga palët nuk e kishte kontestuar ekzistimin e interesit publik për ndërtimin e qendrës dhe se projektet alternative të përmendura nga komuna nuk ishin realizuar.

Sipas aktgjykimit, Ligji për Pronën Publike i jep përparësi interesit publik në rastet e bartjes së pronës publike, ndërsa komunat janë të obliguara të bashkëpunojnë me pushtetin qendror për realizimin e projekteve me interes të përgjithshëm.

Gjykata theksoi se autonomia lokale, megjithëse e garantuar me Kushtetutë, nuk është absolute dhe duhet të ushtrohet në përputhje me ligjet në fuqi. Sipas saj, ndërtimi i Qendrës Rezidenciale do të kontribuojë në mbrojtjen sociale dhe në avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

Me këtë vendim, i hapet rruga realizimit të projektit, i cili synon të ofrojë shërbime rezidenciale dhe mbështetje për persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.

Artikulli paraprakAlarm në Angli: Mbi 1,300 pacientë vdesin çdo muaj nga pritjet e gjata në urgjencë
Artikulli i rradhës Mbyllet numërimi i votave të kandidatëve në 9 komuna, KQZ: Ka nisur vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Ju sugjerojmë

Fitim Sadiku nga Kosova pjesë e Komisionit prestigjioz të revistës “The Lancet Rheumatology”

09/06/2026 Lajme

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

09/06/2026 Lajme

Mbyllet numërimi i votave të kandidatëve në 9 komuna, KQZ: Ka nisur vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

09/06/2026 Lajme

Alarm në Angli: Mbi 1,300 pacientë vdesin çdo muaj nga pritjet e gjata në urgjencë

09/06/2026 Lajme

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

09/06/2026 Lajme

Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor

09/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.