Foshnja e parë që ka lindur ditën e sotme, në ditën e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka përfituar një ‘’pako të amësisë’’ nga ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall.
Ambasadorja Stjernvall ndër të tjerash tha se ‘’kutia e foshnjës finlandeze’’ është një kuti që njihet në mbarë botën dhe që jepet falas nga qeveria e Finlandës, raporton EkonomiaOnline.
Kutia përfshinë gjërat e nevojshme që duhen për vitin e parë të lindjes së një foshnjeje.
Ndërsa, zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Avdullahu me këtë rast falënderoi ambasadoren finlandeze duke thënë se ministria është e përkushtuar për t’i plotësuar kushtet e nevojshme për të vegjëlit.
Me këtë vizitë i kënaqur ishte edhe drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ai u shpreh se kjo dëshmon vazhdimësinë e ndihmave nga Finlanda.
Ju përkujtojmë që foshnja e parë për 17 shkurt 2018 është vajzë dhe ka ardhur në jetë në orën 03:40.
Me këtë rast ambasadorja e Finlandës, po ashtu ka uruar edhe për 10 vjetorin e Pavarëisë së Kosovës.