Scott Parker sot më në fund e pranoi se është anglezi i parë që ka lindur fëmijë. Ai madje ndihet krenar për këtë gjë.
Dizajneri grafik, i cili para 23 viteve kishte lindur si vajzë, këtë vit i dha jetë një vajze rreth 7 javë më parë, shkruan Daily Mail.
Gjatë kohës që babi po vendoste vajzën e tij në gjumë mbrëmjen e kaluar, tha se vaja e tij është shumë e bukur dhe ai ndihet shumë i pasur që ka atë. Babai shpreson se po arrin të bëhet një baba i mirë dhe i kujdesshëm sa duhet me vajzën e tij.
Scott është kthyer në mashkull 2 vite ë parë në një klinikë në Londër, në mënyrë që të kishte mundësi të lindte fëmijë.
Që nga lindja Scott ka vazhduar me jetën si mashkull, dhe është duke planifikuar që pas një vite të futet në operacion për të hequr gjoksin. Operacionet deri më tani i kanë kushtuar gjithsej 29 mijë dollar.
Stomaku i tij duket të ketë marrë shenja të shtatzënisë, për të cilat po kërkon ilaç.