Ky është emri që Adelina Tahiri ka vendosur për djalin

2018-08-08 në ora 13:11

Pak ditë para lindjes, zbulohet emri i fëmijës së këngëtares Adelina Tahiri.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë të voglin e saj.

Shpeshherë këngëtarja poston foto në rrjetet sociale, duke shpërndarë me të gjithë ndjekësit momente të ëmbla por pavarësisht kësaj, ishte përpjekur të mbante të fshehtë një detaj të rëndësishëm, siç është emri i vogëlushit.

Këtë sekret, mami Adelinës ja ka zbuluar miku i saj, këngëtari Bertan Asllani.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur në Instagram ku shkruan: “Loading 97%”, duke treguar që dhe pak ditë e ndajnë nga lindja. Ndërkohë që Bertani ka komentuar “Djan Carlo po vjen”, duke na lënë të nënkuptojmë se këngëtarja ka vendosur ta quajë birin e saj pikërisht kështu./blitz