Një studim i ri ka treguar se vetëm duke bërë më shumë aktivitete fizike, si duke ecur nëpër shkallë ose duke ecur gjatë orarit të punës midis periudhave të pushimit mbronë nga sëmundjet e zemrës, si dhe nga vdekja e hershme.
Studimi u botua në numrin e fundit të revistës Lancet, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi zbuloi se një në 20 pacientë të prekur nga sëmundja e zemrës dhe një në 12 raste të vdekjeve të herëshme në mbarë botën mund të ndalet vetëm nëse njerëzit bëhen më shumë aktiv në aspektin fizik.
Studimi krahasoi 130,000 njerëz në 17 vende të ndryshme të botës. Vendet me struktura të ndryshme socio-ekonomike u përfshinë të gjithë në këtë studim. Ka pasur vende të pasura të zhvilluara siq është Kanadaja apo Suedia dhe vendet në zhvillim e sipër dhe ato të pazhvilluara, përfshirë Bangladeshin dhe Zimbabven.
Studimi tregoi se ata që merren më shumë me aktivitete fizike, kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së hershme.
Studimi tregon se edhe aktiviteti fizik i ulët çdo ditë mund të sigurojë këtë përfitim. /Gazeta Shneta/