Tumori më i zakonshëm që haset tek fëmijët quhet Hemangioma infantile, që prek rreth 4 deri në 6% të sapolindurve.
Edhe pse shkaqet ende nuk janë zbuluar të jenë këto me siguri, disa nga shkaktarët konsiderohen të jenë lindjet e parakohshme ose ato nga nënat e moshuara, gjinia mashkullore e foshnjes, komplikime me placentën etj.
Pasi të jenë shfaqur simptomat e para, atëhere Hemangioma infantile do të zgjatë 6-8 muaj, e që në disa raste mund të shkojë edhe deri në 20 muaj, përcjellë GazetaShneta.
Pas kësaj periudhe, sëmundja fillon të pësojë regres deri në momentin e zhdukjes totale.
Por në disa raste, deri në 20%, plaga e sëmundjes mund të shkaktojë komplikime tjera në shqisat e fytyrës sic janë sytë, hunda, veshët e deri tek zona gjenitale.
Si ta shërojmë?
Ka rrezik që trajnimi terapeutik të rezultojë me efekte serioze; kurse përdorimi i ilaçit propranoloit mund të ndikojë në përhapjen dhe përshpejtimin e ndalimit të kësaj sëmundjeje.
Metodë tjetër që do të ndihmonte janë edhe qendrat e specializuara multidisiplinare të cilat së bashku me mjekë dhe infermierë merren me rastet e paraqitura për kontroll.
Sipas një studimi të bërë, thuhet se më shumë se 70% të prindërve me fëmijë të prekur nga “Hemangioma infantile” kanë thënës se kjo sëmundje ka pasur ndikim të madh në jetën e vetë personit por edhe të tërë familjes.