Asistenti i angazhuar i Fakultetit të Mjekësisë, Kujtim Kastrati, i cili ishte denoncuar edhe në Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit është pezulluar nga puna pasi ka ngacmuar një studente.
Këtë përfundim e ka nxjerrë Inspektorati, teksa vendimin e mori menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, shkruan Gazeta Shneta.
E, Kastrati është specialist i Otorinolaringologjisë duke qenë pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pranuar se i ka shkruar studentes, por thotë se ka qenë keqkuptim.
Kastrati i shkroi asaj në orën 22:00 për t’ia uruar festat e fundvitit. Së fundmi, ai ishte i ftuar në një nga studiot televizive ku foli rreth problematikeve të ORL’së.