Pas dorëheqjes së Curr Gjocajt nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, Bordi Drejtues ka emëruar ushtruesin e detyrës.
Në këtë pozitë është emëruar Dr. Basri Sejdiu, i cili udhëheq edhe klinikën e Kardiologjisë Invazive, shkruan Gazeta Shneta.
Sejdiu do të qëndroj ushtrues detyre deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të SHSKUK-së.
Gjocaj u dorëhoq nga pozita e drejtorit pas presionit për shkak të skandalit të vdekjeve të dyshimta të pacientëve. /Gazeta Shneta/