Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar edhe një organ në organizmin njerëzor, i cili shihet se ka funksion t’i transportojë qelizat e kancerit në trup.
Ky zbulim i madh ishte bërë nga vizitat rutinë te endoskopisë, një procedurë përfshirjen e një kamere të hollë në traktin gastrointenstinal të njeriut.
Kjo procedurë ju mundëson mjekëve që të shohin qelizat më të imëta dhe strukturat mikroskopike në trupin e njeriut, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa një organ ishte shumë i çuditshëm në funksionin e tij për shkak se përdorte disa kanale për të përçuar një rrjedhje të lëngshme, që janë çdokund në trup.
Të gjitha këto qeliza kur janë së bashku atëherë formojnë një organ, që ky organ përmban rreth 1/5 e lëngjeve të trupit të njeriut.
Ky organ vepron si mburojë, dhe nuk është parë deri më tani për shkak të kufizimeve teknologjike.
Përveç që kjo strukturë e mbron trupin e njeriut ajo mund që edhe t’i fsheh qelizat e kancerit.
Mjekët panë që kanceri ishte rritur duke i shfrytëzuar pikërisht këto kanale të këtij organi, dhe që kjo i dërgoi deri në sistemin limfatik.
Derisa studimi i mëtejm i këtij organi mund të ndihmojë në parandalimin edhe më shumë sëmundjeve të tjera, përveç kancerit./Gazeta Shneta/