Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira , intervale me diell dhe me reshje lokale të shiut.
Reshjet parashihen të biejn të mërkurën por që në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.