Ky është moti për sot

2017-03-28 në ora 07:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme.

Ditën e martë sipas IHMK-së,  grafiku në fushat e temperaturave do të shënojë ngritje.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë  0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga  verilindja me shpejtësi deri 8m/s.