Ky është moti për sot dhe ditët e ardhshme

2017-04-03 në ora 06:18

Moti me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë këtyre pesë ditëve, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas IHMK’së, vranësirat nga orët e vona të ditës së sotme dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga sot  për të vazhduar deri ditën e premte.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.

“Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me kushte për tu ngritur nga pjesa e dytë  e javës.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë  deri 11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së. /Gazeta Shneta/