Planifikoni për të mbetur shtatzënë? Mund të jetë me vlerë koha e vitit kur konceptoni.
Një studim i fundit ka zbuluar se ka një “muaj më të keq” të vitit për të përfunduar shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti Princeton në SHBA ka testuar 1.4 milion fëmijë nga saktësisht 657.050 nëna.
Ata zbuluan se maji është muaji më i keq për të mbetur shtatzënë.
Arsyeja? Hulumtimet zbuluan se bebet ishin koncpetuar në këtë muaj ka shumë të ngjarë të lindnin para kohe.
Gratë që u ngjizën në maj hde arritën në tremujorin e tretë deri në janar ose shkurt kishin 13 përqind më shumë të ngjarë të kalonin në lindje të parakoshme.
Pse ndodh kjo?
Në hemisferën veriore, janari dhe shkurti janë muajt e dimrit dhe nënat në pritje mund të jenë më të ndjeshme ndaj kapjes së gripit.
Dhe në disa raste, gripi mund të shkaktojë lindje të parakohshme.
Për më tepër, ekipi zbuloi se koha më e mirë për të ngjizur ishte nga qeshori deri në gusht. Foshnjat e konceptuara gjatë këtyre muajve ishin mesatarisht, 8 gram më të rëndë se muajt e tjerë edhe në përgjithësi më të shëndetshme. /GazetaShneta/