Sipas një raporti të autoriteteve mjeksore, thuhet se rreth 3500 foshnje të porsalindura vdesin çdo vit gjatë kohës së gjumit në SHBA.
Raporti njofton për rëndësinë që duhet t’i kushtojnë prindërit këshillave që u jepen në mënyrë që të parandalojnë ekspozimin e foshnjeve në sindromën e menjëhershme të vdekjes tek foshnjat, apo mbytjes në formë aksidentale.
Një ulje e ndjeshme e numrit të këtyre vdekjeve ishte vërejtur në vitet 1990, pas një fushate që ishte ndërmarrë rreth kontrollimit të kohëpaskohshëm të bebeve në gjumë nga prindërit.
Por ky përparim u ngadalësuan në fund të viteve 1990, gjë për të cilin njoftojnë edhe të dhënat e Qendrave amerikane të kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjeve (CDC).
“Për fat të keq një numër shumë i madh i foshnjave në këtë shtet vdesin gjatë gjumit dhe këto raste mund të ishin shmangur”, u shpreh Brenda Fitzgerald, drejtoreshë e CDC. / Gazeta Shneta