Rreth muajit të gjashtë mund të filloni të vini re se fëmija juaj është apo jo gati të ketë me shumë si ushqim, përveç qumështit.
Atëherë kur bebja arrin të thithë vetëm gjirin, pastaj edhe në mënyrë refleksive të reagojë ndaj gjirit, janë vetëm disa nga shenjat që bebja juaj në fakt është gati për ushqime të ngurta.
Po ashtu këtë mund ta vëreni kur foshnja ju vëzhgon derisa ju hani ushqime të ndryshme, apo për të marrë pak nga pjata e juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht ushqimi i parë që i jepet foshnjës është jo i fortë, fillohet me pure në mënyrë që të shkohet gradualisht tek ushqimet më të forta.
Po ashtu fruta të pjekura dhe të pastërta si: banania, molla e gatuar, dardha apo mango.
Drithëra të cilat nuk kanë gluten, si: orizi, miell misri mund t’i përzieni me qumështin e formulës.
Sapo që foshnja juaj të mësohet me këto ushqime, vazhdoni pastaj edhe me të tjera ushqime, me bukë, peshk, mish, vezë apo fasule.
Është e rëndësishme t’i jepni fëmijës suaj ushqime me shije të ndryshme, në mënyrë që kur të rritet të mund t’i hajë të gjitha llojet e ushqimeve./Gazeta Shneta/