Një studim i ri amerikan e lidh rrezikun e fëmijës për të pasur probleme me hiperaktivitetin (ADHD) dhe konsumit të peshkut që nëna ka bërë në shtatzani.
Sipas këtij studimi të publikuar në “Archives of pediatrics and adolescent medicine” nënat të cilat kanë konsumuar të paktën 2 porcione me peshk gjatë shtatzanisë do të sjellin në jetë fëmijë të cilët janë më pak të prirur për të qënë hiperaktivë.
Por në të njëjtën kohë i njëjti studim thekson se fëmijët e nënave të cilat kanë konsumuar peshk me sasi të lartë mërkuri, një substancë e cila gjendet tek peshqit me përmasa të mëdha, janë më të rrezikuar për të shfaqur simptoma të hiperaktivitetit, impulsivitetit gjatë jetës.
Si u krye studimi?
Në studim u morrën 788 fëmijë të lindur në Neë Bedford, Massachusetts nga viti 1993 deri në 1998. Ata monitoruan ushqyerjen e nënave gjatë shtatzanisë për të parë sa peshk ato konsumonin si edhe llojin e tij.
Në vitin e 8 të jetës, ndërsa ata shkonin në shkollë, studiuesit i kërkuar mësuesve t’ju paraqisnin të dhëna në lidhje me sjelljen e tyre, për të vlerësuar rastet e ADHD.
Si përfundim, ata theksuan se efektet negative të konsumit të peshkut me nivele të larta mërkuri do të ndikonin edhe në shfaqjen e hiperaktivitetit të fëmijës. prandaj duhet të bëni kujdes.
Sigurohuni jo vetëm të konsumoni sasinë e duhur të peshkut, por edhe të merrni llojin e duhur. Sasia normale e peshkut do të ishte sipas tyre dy porcione me nga 170 gr peshk në javë.
Këtë e konfirmon udhëheqësi i studimit Sharon Sagiv./pernenat.al/