Fotografja Ivette Ivens dëshiron që ta bëjë gjidhënien një normë publike.
Duke fotografuar nëna të reja me fëmijët në gji ajo dëshiron ti tregojë botës se ky është veprimi më natyral në botë, është lidhja nënë-fëmijë.
Ajo banon në Chicago dhe ka fotografuar në mënyrë artistike shumë nëna me fëmijë në gji në natyrë për t’i kujtuar të gjithëve se kjo është “një gjë krejtësisht normale.”
Ivens, 25-vjeçare, është nënë e dy fëmijëve, dhe e ushqeu me gji djalin e saj të parë deri sa u bë tre vjeç.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë një tabu gjidhënia në publik.
Ndoshta për një gjë duhet të krenohemi ne shqiptarët pasi nënat i japin gji fëmijëve në çdo vend publik dhe kjo quhet si një gjë e bukur dhe natyrale aspak e pahijshme.