Studime të ndryshme kanë vënë në dukje se femrat në të shumtën e rasteve nuk janë të vëmendshme nga rreziku i pecetave menstruale.
Kjo pasi lënia më gjatë se që është e parashikuar krijon një infeksion, që më tej zhvillohet si Sindromi i shokut toksit.
Kur ata harrohen për një kohë të gjatë, mund të shndërrohen në një terren ushqyes për bakteret. Përveç kësaj, fibrat absorbuese mund të gërvishtin sipërfaqen e vaginës, duke bërë të mundur për bakteret apo toksinat të infektojnë!
Mjedisi bëhet i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve toksike (stafilokoku i artë) dhe simptomat janë temperatura dhe ethet,. Gjendja mund të përkeqsohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.
Ndonëse në fletën udhëzuese thuhet qartë që tamponët duhen ndërruar çdo 4 orë, shumë femra e abashkalojnë këtë fakt duke vënë në rrezik shëndetin e tyre
Ndonëse në dukje janë mjaft të thjeshtë përdorimi i tamponave lidhet me probleme të ndryshme, nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.
Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh.
Gjinekologët nuk e rekomandojmë përdorimin e tamponave natën, pasi është e këshillueshme që ata të ndërrohen çdo katër orë.
Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, sepse kjo varet nga hormonet dhe është individuale tek çdo femër. /Living/