Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit të dorës së dytë mund të gërhisin në gjumë në të ardhmen, thonë shkencëtarët.
Një analizë e hulumtimeve ekzistuese sugjeron se rreziku i tyre për t’u bërë gërhitës rritet deri në 87 për qind, nëse ata ekspozohen rregullisht ndaj tymit të cigareve, transmeton Gazeta Shneta.
Shanset e të rinjve për t’u bërë gërhitës u rritën me rreth dy përqind për çdo cigare të tymosur në shtëpi.
Shkencëtarët kinezë shqyrtuan 24 studime që përfshinin rreth 88,000 fëmijë për të ardhur në këtë përfundim.
Ekspertët mirëpritën gjetjet, pasi gërhitja shpesh është një para-kursor për apnean e gjumit dhe ka qenë i lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore.
Studimi shton provat që tregojnë se timi i duahnit të dorës së dytë mund të dëmtojë, sidomos për fëmijët e vegjël që janë ende në zhvillim./Gazeta Shneta/