Bari i përdorur për trajtim të artritit, tocilizumab mund të ndihmojë pacientët me sëmundje kritike Covid-19 të shërohen, ka zbuluar një hulumtim i madh britanik.
Pacientëve që iu dha bari në një provë klinike të udhëhequr nga ‘Imperial College London’ u zbulua se kishin 87 përqind më shumë të ngjarë të shihnin që simptomat e tyre të përmirësoheshin brenda 28 ditësh sesa pacientëve që nuk u është dhënë ilaçi shkruan DailyMail.co.uk.
Por për shkak se studimi është duke vazhduar, studiuesit nuk janë ende të sigurt nëse tocilizumab mund të rrisë shanset e dikujt për të mbijetuar, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, zbulimet e hershme mund të ndihmojnë mjekët të vendosin se si t’i trajtojnë pacientët, thanë ata.
Tocilizumab, prodhuar nga gjigandi zviceran i ilaçeve Roche, është një bari anti-inflamator që u jepet zakonisht njerëzve me artrit reumatoid.
Ky bari funksionon në pacientët me koronavirus duke ndaluar ‘stuhi citokine’ potencialisht fatale – një reagim i tepërt i sistemit imunitar që shkakton inflamacion. /Gazeta Shneta/