Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare dita e djeshme ka qenë më ndryshe se tjerat sa i përket lindjeve.
Në Gjinekologji kanë kryer lindjen 30 nëna, shkruan Gazeta Shneta.
Nënat kanë lindur 16 vajza dhe 16 djem.
Dy prej tyre kanë lindur fëmijë binjakë dhe në raport janë regjistruar 32 fëmijë gjithsej.
Me operacion cezarian janë kryer 13 lindje.
Ndërsa për herë të parë i janë gëzuar lindjes 10 nëna. /Gazeta Shneta/