Një lloj i këpucëve është tërhequr nga tregu për shkak se autoritetet kanë konstatuar se kanë përmbajtje që mund t’iu shkaktoj kancer fëmijëve.
Këpucët e shitura në tregun e Australisë nga uebfaqja online Next UK, përmbajnë substancën toksike ‘benzidine’, transmeton Gazeta Shneta.
“Linja e këpucëve ‘Navy Strap Brogue’ përmban sasi të konsiderueshme të ‘benzidines’, e cila mund të jetë kancerogjene gjatë kontaktit me lëkurën”, thuhet në deklaratën e Komisionit për Konkurrencë dhe Konsumatorë në Australi.
“Ekspertët e klasifikojnë ‘benzidinën’ si kancerogjen dhe rekomandojnë përmbajtje mjaft të kufizuar”.
Këpucët kanë qenë në dispozicion për t’u bler nga 19 dhjetori i vitit 2016 deri më 29 qershor të këtij viti.
Kompania është kontaktuar nga mediat australiane që të lëshoj një fotografi të këpucëve, por deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. /Gazeta Shneta/