Deri më tani, ekspertët mjekësorë bien dakord që përdorimi i një mbulesë fytyre është një nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, veçanërisht nëse bëhet në kombinim me distancën shoqërore dhe larjen e rregullt të duarve.
Dhe ndërsa disa mund të mos pajtohen saktësisht se cili lloj është më i miri në përgjithësi, është gjithashtu e qartë se lloje të caktuara të mbulesave të fytyrës mund të jenë më pak efektive.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, mburojat e fytyrës nuk do t’ju mbrojnë nga Covidi, siç bëjnë maskat tradicionale përcjell Gazeta Shneta.
Studimi i ri, i botuar në revistën Physics of Fluids, zbulon se ndërsa mburojat e fytyrës janë të afta të ndalojnë pikat e mëdha të liruara me kollitje, teshtitje ose biseda me zë të lartë, ato nuk mbajnë plotësisht aerosolet e kontaminuara pasiqë këto të fundit mund të udhëtojnë rreth plastikës dhe të aspirohen tutje.
“Me kalimin e kohës, këto pika mund të shpërndahen në një zonë të gjerë në drejtimet anësore dhe gjatësore, megjithëse me përqendrimin e pikave në rënie”, shkruan autorët e studimit.
Studimi zbuloi gjithashtu se maskat me vrima ventilimi ishin në mënyrë të ngjashme joadekuate për të mbrojtur nga përhapja e Covidit, duke thënë se pikat ishin në gjendje të kalonin lirshëm përmes valvulës dhe të dilnin në hapësirën e përgjithshme. /Gazeta Shneta/