Ky ndryshim i vogël në ushqim, ia shëroi të gjitha aknet (Foto)

2017-03-28 në ora 08:31

Të bëhemi të sinqertë: aknet janë të tmerrshme dhe askush nuk i do, e veçanërisht kur ato shfaqen në pjesën e fytyrës.

Një problem të tillë me akne e ka pasur edhe 22 vjeçarja Rachel Crawley, modele, por që ka arritur që me ndihmën e ushqimit ta largojë këtë problem, transmeton Telegrafi.

Gjatë moshës së adoleshencës, thuajse të gjithë e kishin ngacmuar atë për shkak të fytyrës së mbushur me akne, dhe kjo e kishte shtyrë atë që të mos ketë guxim të del jashtë shtëpisë pa makijazh. Megjithatë, tani modelja ka zbuluar se rruga më e mirë për t’u ballafaquar me këtë problem, është duke e shëruar atë. Kësisoj, ajo kishte vendosur që përmes ushqimit të shëndetshëm t’i shërojë aknet, e kjo padyshim se ka pasur efekt çudibërës.

Duke eksperimentuar me ushqime të ndryshme, Crawley ka zbuluar se sheqeri kishte qenë shkaktari kryesor i akneve të saj. Edhe karbohidratet – qoftë edhe ato të “mirat” si orizi.

Tani ajo tregon se ka zbuluar që dietat vegane janë më të mirat për shëndetin e lëkurës së saj, duke shtuar se posa të hiqni dorë nga sheqeri, shija juaj do të ndryshojë krejtësisht.