Doktorët paralajmërojnë prindërit për rreziqet që shkakton gëlltitja e baterive të vogla te fëmijët e tyre. Kjo vjen pas rritjes së ndjeshme të rasteve të paraqitura pranë spitaleve.
Përveç mbytjes së fëmijëve, gëlltitja e baterive mund të shkaktojë edhe djegie të mureve të brendshme të ezofagut duke rezultuar në gjakderdhje të pacientit deri në vdekje, transmeton Gazeta Shneta.
Spitali “Great Ormond Street” , në Londër, ka deklaruar se është rritur shumë numri i pacientëve që paraqiten me këtë shqetësim, theksohet gjithashtu se pacientët janë të gjithë fëmijë.
Mesatarja e pacientëve me këtë shqetësim është një pacient në muaj, dhe kjo është shifër alarmante duke pasur parasysh rrezikun që ka gëlltitja e baterive.
Ato mund të ngecin në fyt, ku mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje ose edhe djegie të mureve të ezofagut. Tregoni kujdes!