Presidenti iranian Hassan Rouhani, shprehu shqetësimin se Irani do të goditet nga një valë e re e pandemisë COVID-19, për shkak të shpërthimit të variantit Delta.
“Kemi frikë se jemi në rrugën e një vale të pestë në të gjithë vendin,” tha Rouhani gjatë një takimi të planprogramit anti-virus, duke paralajmëruar publikun të jetë i kujdesshëm pasi “varianti Delta është përhapur” në provincat jugore shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
COVID-19 ka marr jetën e më shumë se 84,000 njerëz nga mbi 3.2 milion infeksione të zbuluara në republikën islamike, sipas shifrave zyrtare që autoritetet pranojnë se nuk japin llogari për të gjitha infeksionet.
Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar në zonë “të kuqe” – kategoritë më të larta në shkallën e rrezikut të koronavirusit të Iranit duke përfshire kryeqyteti Teheran dhe nëntë qytete të tjera në provincat jugore dhe juglindore të kryeqytetit. /Gazeta Shneta/