Ky shtet nuk i lejon gratë të qëndrojnë në shtëpi gjatë ciklit menstrual

2017-04-30 në ora 12:45

Në disa pjesë të Nepalit gratë nuk lejohen të qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës së menstruacioneve.

Njerëzit në këtë vend mendojnë se zotat zemërohen nëse gratë me menstruacione qëndrojnë ne shtëpi, transmeton Express.

BBC ka realizuar një storje me vajzat e këtij vendi dhe kur njëra prej tyre pyetet se çfarë do të bënte nëse do të detyrohej që dilte nga shtëpia gjatë ciklit menstrual, ajo ka thënë se ciklin e parë menstrual e ka kaluar në një kolibe dhe se kishte menduar me vete si mund një njeri të qëndrojë në një vend të tillë, transmeton Express.

Këto kolibe të vogla nuk kanë shtretër të duhur. Kur gratë izolohen në to, ato nuk mund të gatuajnë, të hanë ushqim, pinë apo pastrohen nga burimet ujore të fshatit

Atyre u ndalohet që t’i prekin bimët, kafshët apo burrat.

“Së pari mendoja si mund dikush të qëndrojë në një vend të tillë. Kur je vetëm, rrugaçët mund të futen brenda. Por tani ndjej se është normale,” ka thënë njëra nga vajzat.

Gratë duhet të flenë jashtë për katër net. Gjatë kësaj kohë, ato nuk mund t’i prekin burrat, apo të hanë ushqime të caktuara.

Një i moshuar i këtij vendi thotë se kohërat kanë ndryshuar, sepse në të kaluarën ata i mbanin gratë jashtë, jo në dhoma, dhe se tani i lejojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërsa një burrë thotë: “Njerëzit thonë se zotat zemërohen prandaj është ndjekur kjo praktikë. Por, unë mendoj se më shumë e bëjmë këtë për ta mbajtur të pastër mjedisin.”