Ndërsa shpesh është e vështirë të qëndroni të motivuar për të ushtruar gjatë shtatzënisë, sidomos kur barku juaj bëhet më i madh dhe më i madh, një studim i ri sugjeron se mund të jetë me vlerë përpjekja, që bën reduktimin e kohëzgjatjes së lindje me gati një orë.
Hulumtimi, i botuar në Gazetën Europiane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, shqyrtoi ndikimin e një programi ushtrimesh të përfunduar gjatë shtatzënisë për kohëzgjatjen e punës në gratë shtatzëna të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.
Një ekip nga Universiteti Teknik i Madridit caktoi rastësisht 508 gra shtatzëna ose në një grup kontrolli apo në një grup ushtrimesh. Nënët u përcaktuan për djersitje gjatë shtatzënisë së tyre, që përfshinte stërvitje tri ditë në javë.
Ekipi gjeti se nënat që ushtruan tri herë në javë kishin lindje që ishte mesatarisht 50 minuta më e shkurtë.
“Programi i stërvitjes fizike të mbikëqyrur gjatë gjithë shtatzënisë uli kohëzgjatjen e fazës së parë të lindjes, si dhe kohën e përgjithshme të dy fazave të para së bashku, duke çuar në një rënie të kohës totale”, shkruajnë autorët./Gazeta Shneta/