Javët e fundit është vërejtur një rritje e numri të shëruarve në vendin tonë.
Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar shkruan GazetaShneta.
Pothuajse i njejti rast është parë edhe në qytetet e Kosovës.Prishtina, e cila në javët më parë shënonte numrin më të lartë të rasteve, në rezultatet e fundit regjistroi 24 raste të reja.
Peja është komuna e dytë e cila në rezultatet e fundit shënoi 19 raste pozitive duke vazhduar tutje me Gjilanin që shënoi 13 raste.Ndërsa, komunat tjera regjistruan më pak raste pozitive.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, vendi ynë ka shënuar 12,547 të infektuar, 8,657 të shëruar dhe 480 viktima./GazetaShneta/