Për shumëkënd vera është një periudhë ku gjithçka vezullon nga ndejat, koktejet dhe përplot me argëtim.
Por për shumë çifte, vera nuk paraqet stinën më të mirë për çaste intime, edhe përse kompanitë e biznesit e kanë këtë detyrë që të maskojnë verën si diçka të mirë. Në fakt sipas specialistëve mjekësorë, dimri paraqet sezonin më të mirë për të bërë seks.
Kjo pasi temperaturat jashtë janë të ftohta dhe kështu krijohet një afërsi më e madhe nga çiftet në mënyrë që të realizojnë nevojën e tyre bazë të ngrohjes duke u pasqyruar si romancë dhe shumë përqafime.
Këtu janë disa arsye përse marrëdhëniet intime gjatë stinës së verës mund të jetë më përvoja më e keqe nga të gjitha stinët e tjera.
Seksi gjatë kësaj stine është jo i mirë për shkakun se nuk ka ndonjë gjë që paraqet sublimimine dashurisë si zhveshja e ngadaltë, pasi që rrobat e verës hiqen lehtë nga trupi, për dallim nga ato të dimrit; Poashtu era e keqe e djersës mund të jetë më e pranishme për shkak të temperaturave të larta.
Ndriçimi ditën është shumë më i madh por seksi në fakt është më i mirë nëse ka më shumë errësirë, po kështu nuk keni mundësi të bëni seks nën pëlhurat që shtroni në shtrat për shkak se është nxehtë, siç transmeton Telegrafi.
Sidomos nëse jeni ekspozuar rrezeve të forta të diellit, lëkura juaj është acaruar tejmase dhe si e tillë çdo prekje nga partneri/ja ju shkakton dhimbje.