Në një organizim të shkëlqyer në Hotel Plaza në kryeqytetin shqiptar është prezantuar për herë të parë pompa e insulinës, jetike për të sëmurët me diabet, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo pompë u prezantua në prani të pacientëve që vuajnë nga diabeti nga ekspertët e prodhuesit, Medtronic dhe kompania lokale, Net Electronics.
Shqipëria gjerë tani kishte mbetur prapa sa i përket trajtimit të diabetit me teknologjitë e reja, të cilat kanë pushtuar vendet e tjera të rajonit.
Por, pas prezantimit të kryer sot, kreu i shoqatës së personave që vuajnë me diabet, Asim Toro, shpreson se shteti do të ndihmojë këta pacientë me rimbursim për këto pompa jetike.
“Është një shumë shumë e madhe për ne pacientët, pasi shteti ende s’ka vendosur për rimbursimin sikurse vendet e tjera”, u shpreh ndër të tjera Toro.
Instalimin e pompave të insulinës nga prodhuesi Medtronic, në Shqipëri mundësohet nga kompania Net Electronics Albania. /Gazeta Shneta/