Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sot ka marrë dy lajme të mira në luftën kundër pandemisë së virusit COVID-19.
Në konferencën për media të organizuar sot, ministri, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka alokuar për shpenzim të menjëhershëm 6,2 milionë euro nga fondi prej 10 milionë eurosh i kërkuar nga MSH’ja.
Lajmi i dytë i mirë për MSH’në është granti prej 7 milionë eurosh i ndarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ndihmë shteteve në luftën ndaj koronavirusist.
“Mjetet do të përdoren për furnizim me masa mbrojtëse për stafin mjekësor në të gjitha nivelet”, u shpreh ndër të tjera ministri Vitia. /Gazeta Shneta/