Pas disa herë kërkesës së specialistëve për shpalljen e një konkursi të ri për ta, Ministria e Shëndetësisë ua ka realizuar.
MSH-ja ka njoftuar se pas përfundimit të konkursit të shpallur më 21 mars, janë duke u shqyrtuar kërkesat e SHSKUK-së për shpalljen e vendeve të tjera të punës, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Pas shpalljes së konkursit për mjekë specialistë për njësitë përbërëse të SHSKUK-së, QKTGJ-në dhe IKSHP-në, me datë 21 mars 2017, Ministria e Shëndetësisë njofton specialistët e papunë, se janë duke u analizuar kërkesat shtesë të SHSKUK-së për shpallje të vendeve të tjera të punës për mjekë specialistë dhe, deri në fund të javës, pritet shpallja e një konkursi plotësues për një numër të konsideruar të vendeve të tjera të punës.