Ministri i Shëndetitësisë, Armend Zemaj, pavarësisht se sot është larguar nga gazetarët pa dhënë asnjë deklaratë reagoi në rrjetin e tij social në Facebook.
Sipas tij, edhe pse virusi është më i ndjeshëm ndaj atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron përgjegjësia, transmeton Gazeta Shneta.
Zemaj, shpreh ngushëllime për familjet që humbën familjarët gjatë këtyre ditëve dhe potencon se kemi aftësi për t’u përballur me virusin.
Gjithashtu, ai potencoi se nuk ka vend për reagime histerike nga bodigardët politik dhe se sot në mbrëmje do të adresohen masat e reja.
Poashtu, përmes këtij postimi, ai sugjeroi që të respektohen rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit. /GazetaShneta/
Postimi i plotë:
Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese.
Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia.
Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë.
Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve.
Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve.
Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku.
Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani.
Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat.
Njëherit do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale.
Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë.
Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19!
Vendosni maskat!
Ruajeni distancen!
Mbajeni higjienën përsonale e kolektive!