Në mbarë botë janë shënuar mbi 900,000 viktima dhe afër 28 milionë të infektuar, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Francë: Autoritetet franceze janë duke e parë një rritje të numri të rasteve në disa qytete, shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.Në 24 orët e fundit janë raportuar 8,577 raste të reja.
Çeki: Republika e Çeke ka vendosur që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme në hapësira të mbyllura që nga sot, pasi më shumë se 1,000 raste të reja janë regjistruar për dytë radhazi.
Spanjë: Raportohen mbi 4,000 raste të reja në Spanjë në 24 orët e fundit.Së fundmi, Spanja ka lejuar rihapjen e shkollave në disa vende duke respektuar masat mbrojtëse.
Portugali: Regjistrohen 646 raste të reja në Portugali, numri më i lartë ditor që nga 20 prilli.
Indi: Sipas The Guardian, India ka shënuar rekord të rasteve në 24 orët e fundit duke shënuar mbi 95,000 raste të reja./GazetaShneta/