Informacionet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë mund t’i lexoni më poshtë.
OBSH: Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në 24 orët e fundit është shënuar rritja më e lartë ditore.Kjo po cilësohet si hera e dytë që nga fillimi i pandemisë, pasi më 6 shtator u shënua dita më e lartë e rasteve ditore.
Francë: Numri i rasteve ditore rritet në Francë në 24 orët e fundit.Vendi regjistroi më shumë se 10,000 raste të reja me covid-19, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Zelanda e Re: Në Zelandën e Re priten të ndërmerren masa të reja kundër covid-19, pasi vendi raportoi një rast pozitiv të hënën.
SHBA: Shënohen mbi 34,000 raste të reja me covid-19 dhe 378 viktima në Shtetet e Bashkuara.Sipas Universitetit Johns Hopkins, në SHBA aktualisht janë 6.5 milion të infektuar.
Japoni: Regjistrohen 441 raste të reja në Japoni të dielen, ndërkohë numri i përgjithshëm shkon në 76,369.
Kinë: Kina do t’i jap përparësi punonjësve të vijës së parë të frontit për marrjen e vaksinës anti covid, kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë shëndëtesor./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN