Informacionet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë, mund t’i kuptoni më poshtë.
Gjermania: Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se udhëtarët që mbërrijnë në shtetin gjerman, të cilët vijnë nga një vend me rrezik të ulët nga infektimi me covid-19, nuk do kenë mundësinë të testohen, transmeton GazetaShneta.
Çekia: Republika Çeke ka bërë të ditur një rritje eksponenciale e infeksionit pasi numri R u rrit në 1.59.
Afrika: Ministri i Shëndetësisë në Afrikën e Jugut ka bërë të ditur se kërkimi i ri vlerëson se 12 milionë apo 20% e popullsisë tashmë mund të jenë të infektuar.
Britania e Madhe: Më pak se 100 viktima në një javë janë regjistruar në Britaninë e Madhe për herë të parë që nga marsi.
India: Më shumë se 80,000 njerëz tashmë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona.Vendi ka zënë vendin e tretë përnga numri i lartë i viktimave në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit.
Franca: Kufizime të reja kanë hyrë në fuqi në zonat Marseille dhe Bordeaux në jug të Francës, pasi ende vazhdon frika se spitalet mund të mbingarkohen nga pacientët e infektuar./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: BBC